Mijëra studentë të mbështetur edhe prej mësuesve të tyre,janë hedhur sërish në protestë në kryeqytetin e Greqisë Athinë.
Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar të vënë zinxhir njëri me tjetrin dhe me parulla në duar.
Sipas organizatorëve protesta zhvillohet kundër ligjit për arsimin e lartë të votuar rishtaz prej parlamentit grek,që parashikon ndryshime rrënjësore në funksionimin e universitete të vendit.
Qeveria ka bërë me dije se nuk do të ndryshojë asnjë nen të ligjit,për të cilin thotë se rregullon funksionimin e sistemit të arsimi të lartë në vend.
Protesta e së mërkurës vjen një ditë mas përleshjeve të dhunshme të zhvilluara në kryeqytetin e vendit ku mijëra grekë protestuan kundër dhunës policore pak ditë më parë në lagjen Nra Zmirni të Athinës.
Prej protestave të një ditë më parë u plagosën 4 policë dhe 13 persona u arrestuan.
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK