Një gjykatë në Vietnam e dënoi një shtetas amerikan me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për përpjekje “për të përmbysur shtetin”.
Michael Phuong Minh Nguyen, 55 vjeç, pranoi se donte të nxiste protesta në Vietnam, tha avokati i tij për BBC-në.
Megjithatë, ai i mohoi akuzat më serioze të planifikimit të sulmeve në zyrat qeveritare në Hanoi dhe Ho Çiminh me bomba benzine.
Nguyen, i cili është arrestuar vitin e kaluar, do të dëbohet pasi të shërbejë dënimin.
Tre burra vietnamezë u dënuan po ashtu, me kohëzgjatje të ndryshme në burg, për vepra të lidhura me të.
Pavarësisht reformave të mëdha ekonomike në vitet e fundit, Vietnami mbetet një shtet komunist, ku kritikat ndaj autoriteteve nuk tolerohen.
Nguyen ka lindur në Vietnam, por ka jetuar në SHBA qëkur ishte fëmijë.
Babai i katër fëmijëve është arrestuar në korrik të vitit 2018 gjatë një vizite private në Vietnam./rel
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna