Shtëpia e ish-kryeministrit të Italisë Romano Prodi ka rënë pre e grabitjes.
Vjedhja e shtëpisë të ish-kryetarit të qeverisë italiane ka ndodhur në momentin që në banesë nuk kishte njeri. Hajdutët kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë plot 30 milionë euro, kryesisht bizhuteri.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur vjedhjen dhe kush janë autorët që qëndrojnë pas ngjarjes. Për momentin po hetohet pista e grabitjes dhe jo ndonjë tjetër. Ish-kryeministri Romano Prodi ka thënë në lidhje me grabitjen se nuk është problemi te shuma e grabitur, por se grabitësit “kanë vjedhur kujtimet e tij dhe të bashkëshortes”./shekulli/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore