Persona të panjohur kanë vjedhur afërsisht 20 mijë fishekë që i përkisnin Forcave të armatosura Gjermane nga një kamion civil.
Ministria e Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi gazetës Der Spiegel se natën e së hënës së kaluar, platforma e ngarkimit të një kamioni të një kompanie transporti civil u hap në një parking pranë Burgut (Saksonia-Anhalt) dhe u vodhën municione të Bundeswehr-it, transmeton Klankosova.tv
Vjedhja u vu re vetëm kur shoferi i kompanisë së transportit mbërriti të nesërmen për të dorëzuar municionin në një kazermë aty pranë.
Një inspektim fillestar zbuloi se ishin vjedhur afërsisht 10,000 fishekë me municion të vërtetë për pistoleta, 9,900 fishekë me municion të paplotë për pushkë sulmi dhe të ashtuquajturit municion tymi.
“Po e marrim shumë seriozisht vjedhjen, pasi municione të tilla nuk duhet të bien në duar të gabuara”, tha një zëdhënëse.
Sipas raportit, kompania e transportit civil nuk i përfilli rregulloret e sigurisë për transportin e municioneve të ndjeshme.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...