Çështjet territoriale janë pika kyçe në bisedimet për t`i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zelenski beson se vetëm populli duhet ta vendosë këtë. Sipas tij, SHBA tani po propozon një zonë të tregtisë së lirë.
Vetëm populli ukrainasduhet të vendosë për çdo lëshim të mundshëm territorial ndaj Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelenskie përsëriti këtë pikë, duke iu referuar përpjekjeve për të arritur paqen në Ukrainë sipas planit të SHBA-së që po diskutohet.
Populli ukrainas duhet të vendosë “në formën e zgjedhjeve ose të një referendumi”. Por ky duhet të jetë vendim i popullit ukrainas, u tha Presidenti gazetarëve. Shumë varet nga situata në front, theksoi Zelenski. Rusia po kërkon lëshime territoriale dhe tërheqjen e trupave ukrainase nga ato pjesë të rajonit Donbas, që ende kontrollohen nga Kievi, si pjesë e çdo marrëveshjeje.
Plani i paqes i SHBA-së kërkon tërheqjen e ushtrisë ukrainase edhe nga pjesët e mbetura të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të mbajtura nga Ukraina. Zelenski e ka refuzuar vazhdimisht këtë në të kaluarën.
Propozim për një “Zonë të lirë ekonomike”
Sipas Zelenskit, SHBA ka prezantuar një ide tjetër. Pjesa e rajonit Donbas në Ukrainën lindore e kontrolluar nga ushtria ukrainase mund të shpallet “zonë e lirë ekonomike”. Pala ruse nuk duhet të hyjë në këtë zonë, deklaroi presidenti.
Megjithatë, Zelenski reagoi skeptik, duke thënë se, në interes të drejtësisë, duhet të lejohet pyetja e kundërt: “Nëse njëra palë tërhiqet, siç u kërkohet ukrainasve, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin e kundërt?”
Qeveria gjermane mbeti e rezervuar. “Kur bëhet fjalë për çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë, ne po flasim për thelbin e asaj që është aktualisht në lojë”, tha ministri i Kancelarisë Thorsten Frei për mediat gjermane ARD/ZDF. “Këto janë vendime që në fund të fundit duhet të merren nga Presidenti ukrainas dhe populli ukrainas.”
Kievi këmbëngul për një ushtri më të madhe
Kievi gjithashtu po këmbëngul për një forcë prej 800,000 ushtarësh, siç deklaroi më tej Zelenski. “Kjo është forca aktuale e ushtrisë ukrainase, kjo është rënë dakord me ushtrinë.”
Kjo pikë e draftit aktual prej 20 pikash është rishikuar mjaftueshëm. Në versionin e planit amerikan që u bë publik në nëntor, flitej për një limit prej 600,000 ushtarësh. Vëzhguesit dyshojnë se ushtria ukrainase e ka ende këtë numër ushtarësh. Sipas zyrës së prokurorit publik, më shumë se 300,000 raste dezertimi ose mungesash në detyrë janë regjistruar që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Para luftës, Ukraina kishte një ushtri të përhershme prej afërsisht 290,000 ushtarësh.
Trump flet për takimin e së shtunës
Ndërkohë priten përpjekje të mëtejshme në ditët në vijim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes nismave evropiane. “Të shtunën (13.12.2025) ka një takim, do të shohim nëse marrim pjesë apo jo”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pa përmendur se kush është ftuar në diskutim.
“Ne do të marrim pjesë në takimin në Evropë të shtunën nëse mendojmë se ka një shans të mirë. Nuk duam të humbasim kohë nëse mendojmë se do të jetë negativ”, tha Presidenti i SHBA-së.
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...