Rreth 70% e sulmeve me ruse në Ukrainë kanë pasur si objektiv civilët. Të dhënat i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Oleksandr Motuzianyk, raporton Ukrinform.
“Sulmi tinëzar i djeshëm me raketa në qendër të një qyteti paqësor në Ukrainë është një tjetër provë e gjenocidit të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo është shfarosja e ukrainasve si komb, kjo është një përpjekje për të thyer shpirtin e ukrainasve dhe për të ulur nivelin e rezistencës së tyre”, tha zëdhënësi.
Ai vuri në dukje se vetëm 30% e sulmeve totale nga pushtuesit rusë kishin objektiva ushtarakë, ndërsa 70% e mbetur u shkaktuan qëllimisht në qytete paqësore.
Në mbështetje të kësaj, Motuzianyk kujtoi sulmet me raketa ruse në Mariupol, Zaporizhia, Mykolaiv dhe qytete të tjera. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...