Afro 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur pas disa nga vërshimeve në Malajzi.
Tri ditë me reshje të dendura gjatë fundjavës shkaktuan vërshime në tetë rajone, duke mbuluar pjesërisht me ujë qyteza e fshatra, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Qeveria është kritikuar ashpër për reagimin e vonuar. Disa persona janë raportuar të zhdukur dhe ka frikë se numri i viktimave do të rritet në masë të konsiderueshme.
Deri të hënën, vlerësohet se 51.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Shumica ishin nga provinca Pahang, në bregdetin lindor, që është një prej rajoneve më të prekura. /arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...