Numri i vendeve që do të preken nga përmbytjet në mbarë botën mund të trefishohet brenda 15 viteve, thonë analistët.
Sipas Institutit Botëror të Burimeve, ndryshimet e klimës dhe rritja e popullsisë janë faktorët kryesorë që po shkaktojne këtë zgjerim të përmbytjeve.
Kostoja vjetore e dëmeve në zonat urbane mund të arrijë mbi 1.3 miliardë euro.
IBB thotë gjithashtu se kjo është analiza e parë mbi rreziqet aktuale që vijnë nga përmbytjet për të gjithë botën.
Sipas studimit, rreth 20 milionë banorë të globit janë në rrezik nga vërshimi i ujërave, që mund t’i kushtojë GDP-së rreth 90 miliardë euro, kurse sipas vlerësimit të ri, vetëm në 15 vjet këto shifra mund të rriten deri në 50 milionë banorë, ndërsa kostoja e dëmeve të shkojë në rreth 470 miliardë euro.
Ndryshimet e klimës dhe zhvillimet social-ekonomike konsiderohen te jenë faktorët kryesorë të këtyre ndryshimeve.
Banka Botërore ka deklaruar se kjo llogaritje do të ndihmojë qeveritë në informimin për zbutjen e dëmeve dhe përmirësimin e strategjive të mbrojtjes.
Kryqi i Kuq pohon se afërsisht gjysma e katastrofave natyrore me të cilat ata janë përballur ishin shkaktuar nga përmbytjet.
Barcelona U19 shpallen kampionë të UEFA Youth League
Rashford merr një goditje të rëndë në pjesën më të rëndësish...
Abdixhiku udhëton në Valencia të Spanjës, do të marrë pjesë ...
Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste q...
Me nderime të larta u varros ish-veterani i luftës, Naser Sh...
Gjermania zotohet të rrisë rolin ushtarak në NATO