Europa ka përjetuar verën më të nxehtë gjatë vitit 2021, sipas një raporti të publikuar të premten nga shërbimi i ndryshimeve klimatike të Bashkimit Europian.
Më pak se tre javë pas publikimit të raportit të fundit të IPCC, duke paralajmëruar se temperatura e botës do të arrijë në 1.5ºC kritike mbi nivelet para-industriale brenda dy dekadave të ardhshme, shërbimi i ndryshimeve klimatike të BE-së ka publikuar gjetjen alarmante, transmeton portal arbresh.info
Sipas shkencëtarëve të BE-së, Europa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar në vitin 2021, me temperatura 1°C më të larta se mesatarja 1991-2020.
Megjithëse viti 2021 nuk ishte viti më i nxehtë i regjistruar në Europë dhe në botë, vera u shënua me temperatura rekord, valë të forta të nxehtit dhe përmbytje të jashtëzakonshme.
Në Spanjën veriore temperaturat arritën në 47°C, një “rekord kombëtar”, dhe në Itali, me 48.8°C në Siçili, një “rekord europian”. “Në disa pjesë të Italisë, Greqisë dhe Turqisë, vala e të nxehtit zgjati dy deri në tre javë”, shtuan shkencëtarët.
Ngrohja e jashtëzakonshme e Detit Baltik,duket se ka qenë edhe shkaku i përmbytjeve në Gjermani dhe Belgjikë.
“Globalisht, 2021 ishte viti i gjashtë ose i shtatë më i ngrohtë që nga të paktën 1850”, thuhet në raport, duke shtuar se “shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara”.
Shkencëtarët kanë bërë thirrje urgjente për të kufizuar ngrohjen globale nën 1.5°C , në mënyrë që Toka të mbetet e banueshme./france24/arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...