Nicolas Maduro ka urdhëruar mbylljen e ambasadës dhe konsulatave amerikane në Venezuelë.
Ky vendim ka ardhë pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës së Venezuelës si president të vendit, transmeton portali arbresh.info
Maduro ka urdhëruar të gjithë diplomatët amerikanë që të lëshojnë vendin brenda 72 orësh.
Presidenti i vetëshpallur Juan Guaido ka kundërshtuar Maduron, ndërsa Departamenti i Shtetit ka njoftuar se asnjë diplomat nuk do të largohet, duke theksuar se do të “ketë pasoja nëse ndodh ndonjë gjë me personelin amerikan”.
Guaido është kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, një trup legjislativ i fundit i zgjedhur në vitin 2015. Ai thotë se Maduro, i cili u betua në mandatin e tij të dytë më parë këtë muaj, është një uzurpator i paligjshëm. SHBA-ja udhëhoqi rrugën në njohjen e kërkesës së Guaidos, e ndjekur shpejt nga Brazili, Kanadaja, udhëheqja e BE-së dhe shumica e anëtarëve të Organizatës së Shteteve Amerikane./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...