Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e ka dënuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë për të miratuar planin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar atë si “një katastrofë që do të çojë në shumë katastrofa të tjera”.
Në një postim në rrjetin social X, Lapid tha se miratimi i planit është “krejtësisht në kundërshtim me qëndrimin e ushtrisë dhe të mbrojtjes”, dhe se është marrë pa konsideruar lodhjen fizike dhe psikologjike të trupave të vijës së parë.
Ai akuzoi Netanyahun se është tërhequr nga presioni i ministrave të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, duke e quajtur këtë veprim “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”.
Sipas Lapidit, pushtimi do të zgjasë për muaj të tërë, do të sjellë vdekjen e pengjeve dhe të shumë ushtarëve izraelitë, do t’i kushtojë qindra miliarda taksapaguesve dhe do të shkaktojë “një kolaps diplomatik” për Izraelin në skenën ndërkombëtare.
Kritikat u përforcuan edhe nga udhëheqësi i partisë opozitare të krahut të majtë Demokratike të Izraelit, Yair Golan, i cili tha se vendimi i kabinetit ishte “një dënim me vdekje për pengjet dhe familjet e tjera të pikëlluara”.
Golan tha se plani bie ndesh me qëndrimin e shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjeneralit Eyal Zamir, dhe paralajmëroi për pasoja afatgjata që, sipas tij, do të ndihen nga brezat e ardhshëm.
“Fëmijët dhe nipërit tanë do të patrullojnë rrugët e Gazës. Ne do të paguajmë qindra miliarda gjatë viteve të ardhshme, dhe e gjithë kjo për shkak të konsideratave të mbijetesës politike dhe vizioneve mesianike”, deklaroi Golan në X.
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...