Shqiptarët më shumë se kushdo tjetër, janë të interesuar për t’u larguar nga vendi i tyre, në kërkim të një jete më të mirë. Një ndër vendet më të preferuara, ku sipas satistikave, ka dhe një mirëqenie për çdo person, është Zvicra.
Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më së shumti vështirësi t’i sigurojnë.
Digjitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të thyer ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.
Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi. Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Zurichut.
Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtë, shkruan kp.
1) Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit
2) Inxhinierë
3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë
4) Pozicione për IT
5) Pozita juridike
6) Mësimdhënie dhe edukim
7) Menaxhim dhe shërbime publike.
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...