Gazetari i shquar i krimit në Holandë, Peter R de Vries, i cili është qëlluar dhe plagosur rëndë në qendër të Amsterdamit, nëntë ditë më parë, ka vdekur, njoftuan të enjten të afërmit e tij.
Në një deklaratë të lëshuar për mediat thuhet se “Peter ka luftuar deri në fund, por nuk ka arritur të fitojë betejën”.
De Vries, 64 vjeç, është qëlluar në kokë disa minuta pasi ka lënë një studio televizive.
Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues.
Komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, tha se vdekja e gazetarit është një “lajm i tmerrshëm dhe shkatërrues”.
“Peter ka jetuar me bindjen: ‘Me një gju të përkulur nuk ka asnjë mënyrë të jesh i lirë’. Ngushëllime familjes dhe gjithë gazetarëve!”, shkroi Mijatoviq në Twitter./REL/
Terrible, devastating news! RIP Peter R. de Vries . Peter has lived by his conviction:’On bended knee is no way to be free’. Condolences to the family and to all journalists! #FreePress #SafetyofJournalists https://t.co/LrBELRQZ8c
— Dunja Mijatovic (@Dunja_Mijatovic) July 15, 2021
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...