Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë, pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e Coronavirusit.
Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500 dhe NASDAQ gjatë ditë së mërkurë patën një rënie prej 4 për qind.
Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë me 4 për qind, pas rënieve në tregjet aziatike.
Vlera e aksioneve ra pasi Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”.
Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga Coronavirusi.
Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë. /VOA/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...