Për gati një dekadë, kryeqyteti i Libisë, Tripoli, ka qenë qendër e një konflikti të gjatë e të mundimshme.
Ditët e rënda të revolucionit të vitit 2011, me të cilin u rrëzua nga pushteti diktatori Muammar Gaddafi, kanë kaluar moti. Megjithatë, vendi po përballet me luftë për pushtet, ku janë përfshirë grupe të armatosura, qeveri rivale dhe aktorë të huaj.
Vala e fundit e betejave filloi në muajin prill, kur komandanti Khalifa Haftar i dërgoi forcat e veta nga lindja e Libisë për ta sulmuar kryeqytetin në perëndim të vendit.
Ai është udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare Libiane, e cila e kontrollon pjesën më të madhe të shtetit. Megjithatë, gjashtë muaj më pas, Tripoli po i reziston sulmit të ushtarakut. Ai është bllokuar në periferinë jugore të qytetit.
Qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara po përballet me vështirësi për ta mbajtur pushtetin. Madje, ajo nuk po mund të sigurojë as rrymë dhe ujë të mjaftueshëm për popullatën, përfshirë edhe banorët e kryeqytetit.
Që nga viti 2011, pak gjëra kanë ndryshuar në Libi. Ende ka vullnetarë që e rrezikojnë jetën e tyre dhe ende ka pasiguri.
Ish-ministri britanik në Libi, Peter Millett, pret që një konferencë gjermane të merret me problemin e Libisë, por thotë se përparimi në praktikë mund të jetë ende shumë larg, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...