Mijëra hungarezë kanë marshuar pranë pallatit presidencial të premtën vonë, për të protestuar kundër reformave të punës.
Marshimi është udhëhequr nga partia politike MKKP, transmeton portal arbresh.info
Kalimi i dy ligjeve javën e kaluar të mbështetura nga partia e kryeministrit Viktor Orban, ka zemëruar pa masë hungarëzët, të cilët madje ligjin e kanë quajtur “skllavëri”.
Një, i quajtur nga kritikët, “ligji i skllevërve” u lejon punëdhënësve të kërkojnë nga stafi që të punojnë deri në 400 orë në vit për orët jashtë orarit. Ndërsa i dyti që ka të bëjë me gjykatat,ka ngrerë në këmbë popullin pasi besohet se mund të manipulohen lehtë politikisht.
Të premtën është protestuar edhe për mbylljen e universiteteve që financoheshin nga George Soros./arbresh.info/
“Trepça” largon nga puna 3 punëtorë pas vjedhjes së trafove,...
Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale, kë...
DHTIK dhe BQK diskutojnë për tema për zhvillim të qëndrueshë...
Bastoni pret ofertën e Barcelonës, por katalanasit kanë prio...
Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor t...
Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” në Superligën e ...