Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.
Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth.
Po ashtu, ajo vlerësoi se kjo është edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës.
“Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç.”, ka shkruar ajo.
“Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.”, shtoi ajo./Arbresh.info
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026