Qyteti i Nju Jorkut ishte më i ftohtë se disa pjesë të Antarktidës të dielën, teksa erëra të acarta dhe kërcënuese për jetën përfshinë pjesën më të madhe të verilindjes së Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e New England gjatë fundjavës.
Temperaturat ranë ndjeshëm -25 deri në -35 gradë Celsius, me disa zona që shënuan deri në –40 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanëve, megjithatë, temperaturat pritet të rriten gradualisht gjatë javës, duke kaluar mbi zero në shumicën e rajoneve të prekura.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për të ftohtë ekstrem për më shumë se 43 milionë njerëz, duke përfshirë zona të mëdha metropolitane si Nju Jorku dhe Filadelfia, deri të dielën në mbrëmje.
Në kontrast të fortë, në Antarktidë, Stacioni McMurdo regjistroi temperatura rreth 18 gradë më të ngrohta se ato të shënuara në Nju Jork.
Kjo fundjavë parashikohet të ketë qenë periudha më e ftohtë në SHBA, më e rënda në më shumë se dy dekada. Temperaturat e ulura dhe nga era e fortë pritet të bien nga –10 deri në –30 gradë nën zero në shumë zona, duke rritur ndjeshëm rrezikun e ngrirjes dhe hipotermisë.
Autoritetet paralajmërojnë se këto kushte ekstreme përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, bëri të ditur se të paktën 13 persona kanë humbur jetën në qytet që nga muaji janar, pjesërisht si pasojë e hipotermisë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...