Vala e të nxehtit dhe temperaturat gati rekord në Evropë kanë ardhur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të fundit të publikuar nga Universiteti i Oksfordit.
Studiuesit e Institutit të Ndryshimeve Mjedisore në Oksford bashkëpunuan me rrjetin e Vlerësimit Botëror të Motit për të analizuar valën e nxehtësisë në Europë.
Ata i krahasuan temperaturat e tanishme me të dhënat historike nga shtatë stacione metereologjike në Europën Veriore.
Rezultatet tregojnë se ndryshimi i klimës e ka më shumë se dyfishuar mundësinë e të nxehtit në Europë.
Gjithashtu, sipas të dhënave planeti po ngrohet dhe për disa nga stacionet metereologjike, temperaturat e tanishme janë më të lartat që kanë regjistruar ndonjëherë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë