Agjencia Europiane e Barnave ka njoftuar se shpresoj që vaksinat, të përshtatura për varinatet e caktuara të koronavirusit, si Omicron, të miratohen deri në shtator.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë që vaksinat e personalizuara të miratohet potencialisht më së voni deri në shtator për të qenë gati për fushatat e reja të imunizimit brenda BE-së në vjeshtë”, tha Marco Cavaleri, kreu i sektorit të Agjencisë Europiane të Mjekësisë (EMA) për kërcënimet biologjike të shëndetit dhe vaksinat, transmeton portal arbresh.info
“Kjo do t’i lejojë prodhuesit të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.
Vaksinat me bazë mRNA të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna kanë bërë një rrugë të gjatë dhe provat klinike janë në vazhdim./arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...