
Illustrative vial of coronavirus vaccine
Testimet mbi njerëz për vaksinën e mundshme të koronavirusit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit do të fillojnë të enjten, njofton sekretari i shëndetit Matt Hancock.
Duke folur në një konferencë shtypi, Hancock bëri të ditur se i janë ofruar 20 milionë funta ekipit të Oksfordit për të ndihmuar testimet klinike, me 22.5 milionë të tjera që do t’u shkojnë hulumtuesve në Kolegjin Imperial në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Profesorja e vaksinologjisë në Oksford, Sarah Gilbert ka thënë se vaksinimi që po zhvillohet nga ekipi i saj mund të jetë gati për përdorim qysh në shtator.
Hancock tha: “Ekipi ka përshpejtuar atë proces të provave, duke punuar me rregullatorin MHRA (Agjenci Rregullatore për ilaçe dhe shëndetësi), të cilët kanë qenë të shkëlqyer.
“Si rezultat, unë mund të njoftoj se vaksina nga projekti i Oksfordit do të testohet tek njerëzit nga kjo e enjte”.
Hancock tha: “Në kohë normale arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e ndërmarrë deri më tani”.
Ai tha se qeveria tani do të investojë në aftësinë e prodhimit në mënyrë që nëse vaksina e Oksfordit ose Imperial funksionon në mënyrë të sigurt, ajo do të vihet në dispozicion të publikut në Mbretërinë e Bashkuar “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai paralajmëroi: “Asgjë në lidhje me këtë proces nuk është e sigurt. Zhvillimi i vaksinës është çështje provë dhe gabim dhe sërish testim. Kjo është natyra e zhvillimit të vaksinave”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë