Qeveria e Britanisë së Madhe ka nënshkruar marrëveshjen e katërt për vaksinat premtuese, duke siguruar 60 milionë doza për trajtim eksperimental që po zhvillohet nga kompanitë farmaceutike GSK dhe Sanofi, shkruan BBC.
Qeveria britanike tashmë ka nënshkruar marrëveshje për 100 milionë doza të vaksinës premtuese të Universitetit të Oksfordit, që po e zhvillon AstraZeneca.
Gjithashtu ka siguruar edhe 90 milionë doza tjera të dy vaksinave tjera premtuese. E qeveritë në mbarë botën kanë filluar të ndajnë miliarda dollarë për vaksinën anti-Covid me një sërë kompani farmaceutike.
Vaksina që është porositur nga qeveria britanike dhe zhvillohet nga Sanofi në bashkëpunim me GSK, përdor proteina të kombinuara për prodhimin e vaksinave kundër gripit.
Sanofi është një nga kompanitë liderë në kryerjet e testimeve klinike dhe nëse aprovohet prodhimi i vaksinës dhe rezulton të jetë e suksesshme tek pacientët, ajo do të jetë e gatshme për shitje në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...