Vajza e emëruar si “Mogli” pasi u zbulua në një pyll në Indinë veriore që kishte shenja të edukimit të egër nuk është rritur nga majmunët, thonë zyrtarët indianë.
Ishte raportuar që vajza e gjetur nga rojtarët e pyllit kishte jetuar me majmunët në rezervatin natyror në Uttar Pradesh, transmeton portali arbresh.info.
Vajza nuk ishte në gjendje të fliste apo ecte dhe lëvizte duke u zvarritur në katër gjymtyrët.

Autoritetet kanë thënë se nuk është e mundur që një vajzë të jetojë me vite të tëra në pyll, sepse qindra kamera janë të instaluar për siguri dhe asnjëherë ajo nuk është pikasur nga regjistrimi i kafshëve.
Ajo që besohet të ketë ndodhur me vajzën është braktisje nga kujdestarët e saj për shkak të paaftësive të rënda mentale e fizike.
Që kur është pranuar në spital, vajza ka mësuar të ecë, të qëndrojë në këmbë dhe të hajë ushqim të mirë.
Përmirësimi i shpejtë i gjendjes së saj tregon që ajo është rritur nga njerëzit dhe jo nga kafshët, sipas doktorëve.
Policia indiane është vënë në kërkim të anëtarëve të familjes së fëmijës, por deri tani askush nuk është paraqitur./Arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...