Tërmeti që kishte ndodhur në Turqi një muaj më parë la të vdekur mbi 50 mijë, dhe po ashtu mbi 100 mijë të plagosur.
Në mesin e atyre që shpëtuan ishte edhe një foshnje dy muajsh që u gjet e gjallë nën rrënoja më shumë se 128 orë pas tërmetit.
Thuhej se nëna e foshnjës kishte vdekur, por u zbulua se ajo është gjallë.
Nënë e bijë u ribashkuan pas 54 ditësh.
Sipas mediave turke, nëna e foshnjës gjendej në një spital tjetër, dhe të dyja u ribashkuan 54 ditë më vonë falë një test ADN-je.
Në atë që raportohet thuhet se gëzimi i nenës ishte shumë i madh kur kuptoi që vajza ishte akoma në jetë./Arbresh.info/

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...