Ushtria siriane ka bërë përparim të dukshëm në përpjekjet e saj për të marrë kontrollin në Gutan Lindore, është thënë në disa raporte, transmeton BBC.
Trupat kanë marrë në kontrollë Duman, e cila përbën pjesën më të madhe të rajonit dhe kanë izoluar një pjesë tjetër, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ky përparim në luftime mund të ndajë rajonin në tri pjesë.
Qeveria siriane ka nisur një ofensivë madhore muajin e kaluar për të rimarrë Gutan Lindore, e cila gjendet afër kryeqytetit, Damask.
Që nga ajo kohë ata kanë raportuar se kanë marrë kontrollin e gjysmës së rajonit.
Në këto luftime më shumë se 900 civilë kanë vdekur.
Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar bombardimet si të “papranueshme”, duke i barazuar me “ndëshkim kolektiv të civilëve”.
Ushtria është akuzuar se ka pasur cak civilët, derisa kjo e fundit ka thënë se është duke tentuar të lirojë rajonin nga rebelët, të cilëve iu referohet si terroristë./REL/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...