Ushtria izraelite tha se Izraeli ka nisur “tri valë të mëdha sulmesh” kundër Iranit në 24 orët e fundit.
Vala e parë sipas IDF-së ndodhi gjatë natës, ku avionët luftarakë izraelitë goditën rreth 40 objektiva në zonën e Teheranit.
Ushtria njoftoi se vala e dytë ishte pasdite me sulme që synonin 20 objektiva ushtarake dhe të sigurisë në zonën e Teheranit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, vala e tretë e sulmeve ndodhi pak kohë më parë dhe është e përqëndruar në perëndim të Iranit.
“Avionët po synojnë operativët që përpiqen të rihyjnë dhe të largojnë municionet nga vendet që u goditën më parë”, thotë IDF.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu