Forcat kurde kanë rënë dakord me Damaskun për lejimin e forcave siriane që t’u vijnë në ndihmë atyre në luftën kundër Turqisë, ka deklaruar një zyrtar kurd.
Badran Gia Kurd, një këshilltar i administratës, që drejton zonat autonome kurde në Sirinë veriore, tha se ushtria siriane do të vendosë disa pika kufitare dhe mund të hyjë në Afrin brenda 2 ditësh, transmeton portali arbresh.info
Përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe forcat kurde më herët nuk ia kanë dalur që të bëjën marrëveshje mbi vendosjen e trupave qeveritare në rajonin Afrin, pasi Damasku ka kërkuar nga kurdët që të lëshojnë në duar e qeverisë siriane zonat që kontrollohen nga ta.
Forcat qeveritare gjithashtu kërkuan dorëzimin e të gjitha zonave dhe fshatrave të kontrolluara nga njësitë në veri-perëndim të Aleppo, duke përfshirë qytetin Tal Rifat dhe fshatrat Meng, Ain Dukna dhe Shejh Issa.
Turqia ka filluar një ofensive të quajtur “Dega e Ullirit” më 20 janar./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...