Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar në Korenë e Jugut tek Zona e mbrojtur e Demilitarizimit (DMZ), njofton ushtria jug-koreane.
Ushtari u qëllua dhe u plagos nga ushtria e tij ndërsa ai kaloi në anën e Koresë së Jugut të Zonës së Përbashkët të Sigurisë në fshatin Panmunjom, transmeton portali arbresh.info
Dezertori është dërguar në spital.
Rreth një mijë njerëz nga Veriu ikin për në Jug çdo vit, por shumë pak ikin përmes DMZ.
Kjo është ikja e katërt nga një ushtar i Koresë së Veriut nëpërmjet DMZ – një prej vendeve më të mbrojtura në botë – në tre vitet e fundit.
Veriut dhe Jugu teknikisht janë ende në luftë, pasi që konflikti mes tyre mori fund më 1953 me një armëpushim e pa traktat zyrtar të paqes./arbresh.info/
Këto janë fjalët e ish-Zotëriut të Parë pas përfundimit të m...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...