Një oficer i ushtrisë amerikane ka marrë me vete edhe ish-përkthyesin afgan për të jetuar në Amerikë, përkundër frikës se ai mund të ndalohej nga rregullat e reja të emigracionit.
Capt Matthew Ball i ka paguar biletën afganit Qismat Amin, pasi përkthyesi kishte pritur rreth katër vite për të marrë një vizë të veçantë emigracioni, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të ndaluar emigrantët nga shtatë vendet me shumicë myslimane, nuk e përfshinë Afganistanin.
“Jam shumë i lumtur”, ka thënë ushtaraku pasi priti ish-përktthyesin nga Afganistani në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciscos.
Amin thuhet se qëndroi i fshehur për një kohë të gjatë pas kërcënimeve me vdekje nga talebanët, të cilët ndjekin të gjithë afganistanezët që kanë punuar me forcat amerikane.

Ai arriti të hyjë në Shtetet e Bashkuara dy ditë pasi Donald Trump nënshkroi vendimin për ndalimin e emigrantëve që duan të hyjnë në vend nga vendet me shumicë myslimanë, duke përfshirë edhe Sirinë./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot