Agjencia e OKB-së për fëmijët ka paralajmëruar se fëmijët që ikin nga lufta në Ukrainë përballen me një rrezik të shtuar të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore.
UNICEF thotë se fëmijët përbëjnë 1.5 milionë nga ata që janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, 500 prej tyre janë të pashoqëruar, transmeton portal arbresh.info
“Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosje masive dhe flukse refugjatësh – kushte që mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Europën dhe Azinë Qëndrore.
“Fëmijët e zhvendosur janë jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj ndarjes nga familjet e tyre, shfrytëzimit dhe trafikimit,” tha Afshan Khan, duke u kërkuar qeverive të marrin masa për t’i mbajtur ata të sigurt./bbc/arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...