Artistë e grupe të njohura muzikore të Koresë së Jugut do të performojnë për herë të parë në Veriun fqinj, ndërsa dy vendet në gadishullin e ndarë po përgatiten për një samit të rrallë mes tyre.
Mbi 150 artistë gjenden në kryeqytetin Penian për dy koncerte që pasojnë pjesëmarrjen e sportistëve nga shteti komunist në Lojërat Dimërore të Koresë së Jugut, të mbajtura më herët gjatë vitit.
Delegacioni përfshin grupe të muzikës pop, rock dhe zhanreve të tjera. Bashkëpunimi kulturor vjen mes zbutjes së tensioneve mes dy Koreve. Udhëheqësi i vendit të izoluar, Kim Jong-un ka pranuar të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, si dhe kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Ai u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin më herët gjatë javës, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat në krahasim me ato të viteve të kaluara janë më të reduktuara. Në të kaluarën, stërvitjet kanë nxitur reagime të ashpra të Penianit, por këtë herë vendi po qëndron relativisht i heshtur.
Zyrtarëve koreano-jugorë, që e vizituan gjatë këtij muaji, Kim Jong-un u tha se e kuptonte që stërvitjet duhej të vazhdonin./TCH/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...