Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë menjëherë luftimet dhe të “kontribuojnë për paqen botërore”, duke shtuar se Ankaraja nuk është kundër zgjerimit të NATO-s.
Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja, transmeton portal arbresh.info
Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja tha të hënën se po mbyllte ngushticat e saj të Detit të Zi gjatë pushtimit rus të Ukrainës, duke kufizuar kalimin e disa anijeve ruse nga Mesdheu.
I pyetur në lidhje me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian në një konferencë shtypi në Ankara, Erdogan tha se Turqia, një kandidate në BE për dekada, do të mbështesë çdo zgjerim të NATO-s dhe BE-së./Reuters/arbresh.info/
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...