Forcat ajrore ukrainase njoftuan të shtunën se rrëzuan 31 nga 34 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, ndërsa vendi vazhdon të rimëkëmbet nga sulmi masiv i Klemlinit i së premtes ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Ushtria tha se dronët ishin rrëzuar në pjesën qendrore, jugore dhe juglindore të Ukrainës.
Megjithatë, punonjësit e sistemit energjitik janë ende duke punuar për të rikthyer rrymën elektrike për disa familje, një ditë pasi Moska kreu atë që Kievi e cilësoi si sulmin më të madh ndaj rrjetit elektrik të vendit, që nga nisja e luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shkroi në një postim në rrejtin Telegram se në rajonet më të prekura ishte bërë i mundur rikthimi i energjisë, por se, situata vazhdon të jetë e vështirë në rajonin e Kharkiv-it, i cili u godit rëndë.
Autoritetet thanë se banorët e qytetit Kharkiv, si dhe rajonit perëndimor Khmelnytskyi, ishin ende pa energji.
Sulmi rus la të vrarë së paku pesë persona, ndërsa më shumë se 1 milion banorë mbetën pa energji.
Një nga sulmet e së premtes dëmtoi një nga dy linjat e energjisë që furnizojnë centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhias në Ukrainën juglindore.
Të shtunën në mëngjes, dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën nga sulmet ajrore ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.
Një sulm i kryer gjatë natës nga Ukraina në rajonin Samara të Rusisë shkaktoi shpërthimin e zjarrit në një rafineri të madhe nafte.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë kontrollin e fshatit Krasnoye në rajonin Donetsk të Ukrainës./voa
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëti...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në...