Ministria e Mbrojtjes e Kievit pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ushtarët rus duhet të largohen nga Ukraina: “Largohu”, u bëri thirrje Zelenskyy ushtarëve rusë në një fjalim në rusisht.
Në të njëjtën kohë ai njoftoi se personat e burgosur që kanë përvojë luftarake, do të lirohen për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës “dhe të kompensojnë fajin e tyre”.Ai tha se ka besim që do të fitojë ndaj Rusisë, derisa rrëfeu se kur kishte planifikuar të kandidonte për president, kishte thënë se secili qytetar është i tillë.
“Tani situata ka dalë kështu që secili prej nesh është ushtar”./21Media
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme