Një valë e re shpërthimesh po raportohet në disa qytete anembanë Ukrainës, një ditë pasi Rusia nisi sulmet me dronë në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe qendrën e kryeqytetit.
Aktualisht është pak minuta para orës 9 të mëngjesit me orën e Kievit, sulme janë raportuar nga autoritetet në Kryvyi Ri, Dnipro, Kharkiv dhe Mykolaiv, raporton “Guardian”.
Në Mykolaiv, sulmi ka shkatërruar totalisht një krah të një ndërtese apartamentesh. Të paktën një person vdiq në sulm, sipas dëshmitarëve.
Raketa shkatërroi plotësisht një krah të ndërtesës në zonën e qendrës së qytetit, duke lënë një zjarr masiv. Një ekip zjarrfikës nxori trupin e pajetë të një burri nga rrënojat, tha dëshmitari.
Në Dnipro, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar dëme serioze sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.
Më pak detaje ka për sulmet në Kryvyi Ri dhe Kharkiv, por Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit ka njoftuar se Rusia po fillon sulme në qytet, si dhe në rajon.
“Vëmendje, banorë të Kharkivit dhe rajonit: pushtuesit rusë po godasin. Qëndroni në strehimore!”, ka bërë thirrje ai. /arbresh.info/
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...