Ukraina u shënjestra nga një tjetër breshëri raketash ruse

09:34 | 29 Dhjetor 2022
E.H

Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me një sulm raketor rus mëngjesin e 29 dhjetorit. Ky është sulmi më i fundit i Rusisë që targeton infrastrukturën kombëtare të Ukrainës.

Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë vendin.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.

Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh.

Kryebashkiaku i Kharkiv, Ihor Terekhov tha se shpërthime të shumta ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lviv pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi.

Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan.

Guvernatori i provincës Mykolaiv të Ukrainës jugore, Vitaliy Kim, tha se pesë raketa u rrëzuan mbi Detin e Zi.

Komanda e ushtrisë ukrainase North tha se dy u rrëzuan mbi rajonin Sumy, që ndodhet në kufirin me Rusinë në verilindje të vendit.

Pjesë të raketave ruse që u rrëzuan dëmtuan dy ndërtesa private në lagjen Darnytskyi të Kievit, tha administrata e qytetit.

Një objekt industrial dhe një shesh i lodrash në lagjet e vendosura përtej lumit Dnieper gjithashtu u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit.

Nuk u raportua për viktima./rel/

Të ngjashme