Ukraina mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milionë në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.
Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.
Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.
Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16. /rel/
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump: Nuk...
Kusari-Lila: Të angazhuar për të lidhur institucionet me biz...
Kroacia i përgjigjet Vuçiqit për marrëveshjen me Shqipërinë ...
Aguero i bën thirrje Alvarezit ta pranojë ofertën e Barcelon...
Rutte hedh poshtë spekulimet dhe mohon largimin e SHBA-së ng...
Rrëzohet një lis në lagjen “4 llullat” në kryeqytet, bie mbi...