Ushtria ukrainase ka shkatërruar një avion vëzhgues rus A-50, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, më 23 shkurt, pasi ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa që Rusia kreu në disa rajone të Ukrainës.
“Një avion A-50, me nofkën ‘Bayan’ kreu fluturimin e fundit”, shkroi Oleshchuk në Telegram.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin e publikuar mbrëmjen e së premtes tha se forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit. Ky shtab njoftoi se gjatë ditës janë zhvilluar 58 përleshje luftarake.
Forcat e armatosura ukrainase veçmas po mbajnë vijën e frontit në zonën afër Marjinskut, ku trupat ruse kanë tentuar për 31 herë që të thyejnë mbrojtjen, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke theksuar se ka pasur sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut.
Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat e saj kanë zmbrapsur gjashtë sulme në zonën e Bahmutit dhe nëntë të tjera në atë të Avdijivkës.
Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Më herët gjatë ditës, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se kanë rrëzuar 23 nga 31 dronët që Rusia lëshoi në disa rajone.
Ushtria tha se nga një sulm me dron në një ndërtesë në qytetin-port të Odesës u vranë tre persona. Në Dnipro, nga një sulm me dron në një ndërtesë banimi u vra një grua dhe u plagosën tetë të tjerë, thanë zyrtarët rajonalë.
Këto raportime vijnë një ditë pasi nisja e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës të shënojë përvjetorin e dytë. Lufta ka shkaktuar dëme mijëra viktima dhe dëme të mëdha infrastrukturore në Ukrainë./rel
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike