Zyrtarët ukrainas thonë se gjithsej 6,266 njerëz u evakuuan të premten nga qytetet që janë në vijën e parë të luftës, përmes korridoreve humanitare.
Kirilo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha se 3,071 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Kjo ka ndodhur pavarësisht raporteve të mëparshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), i cili tha se nuk mund të hynte në qytetin jugor të bombarduar.
“Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili, të premten, ishte në rrugë drejt Mariupolit, për të mundësuar kalimin e sigurt të civilëve, u desh të kthehej në Zaporozhye, pasi marrëveshjet dhe kushtet e pamundësuan atë të vazhdonte më tej”, ka thënë më herët, të premten, KNKK-ja, duke shtuar se do të tentonte sërish të shtunën që të depërtonte në Mariupol.
Mbetet e paqartë se si kanë arritur këta njerëz të ikin nga qyteti, por besohet që kanë udhëtuar në qytetin juglindor Zaporozhye, i cili ishte një destinacion kyç për ata që ikën nga Mariupol./REL
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...