Ukraina mund të marrë statusin e vendit kanditat në BE në qershor, kështu ka deklaruar një ministre e qeverisë së Ukrainës, sipas The Guardian.
Olga Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrimin europian dhe euroatlantik, tha se vendi i saj do të përpiqet për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian. Deklarata e saj vjen një ditë pas takimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen me presidentin e Ukrainës.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Von der Leyen i dorëzoi presidentit ukrainas një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Ukraina është pjesë e familjes europiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf ndodhet fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së.
Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh,” tha von der Leyen./abcnews.al/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi