Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha sot se vendi i tij ka rritur sigurinë në vendet kryesore të infrastrukturës, në centralet bërthamore dhe portet në Detin e Zi.
Kjo masë e sigurisë vie pas ngritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe Poroshenko këtë e quajti “testimi rus i rendit botëror”.
Rusia ka kidnapuar tri anije ukrainase dhe ekuipazhin prej 24 personave.
Ky incident ndodhi në Detin e Zi më 25 nëntor, duke shkaktuar një krizë të re mes dy vendeve.
Pas këtij veprimi të Rusisë, Ukraina ka shpallur gjendje lufte në vend.
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...