Forca ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar një dron të sajin, i cili kishte humbur kontrollin mbi qendër të Kievit.
Për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes, kishte shpërthime, derisa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte atë në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.
Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, tha fillimisht se droni i rrëzuar, “ishte i armikut”, duke iu referuar ushtrisë pushtuese ruse.
Por, forca ajrore pranoi më vonë se droni ishte ukrainas dhe se ishte shkatërruar për t’i shmangur “rrethanat e padëshirueshme”.
Sipas saj, rrëzimi i dronit nuk shkaktoi viktima apo të plagosur.
Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të supozuar me dron, të mërkurën, në Kremlin.
Sipas Moskës, sulmi kishte për qëllim vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë.
Kievi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me sulmin e supozuar./rel
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...