Sistemet kundërajrore ukrainase i kanë rrëzuar të gjithë nëntë dronët që Rusia i lëshoi në drejtim të territorit të Ukrainës mëngjesin e së martës, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Dronët u shkatërruan mbi rajonet Herson, Mikolaiv, Hmelnitski, Poltava, Çerkasi dhe Dnipropetrovsk, tha ajo në një njoftim.
Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi forcat ukrainase janë duke u përballur me mungesë të sistemeve kundërajrore dhe të municionit.
Ndihma e shumënevojshme amerikane për Kievin ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të kundërshtimeve nga republikanët.
Më 14 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municion.
Katër persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Siversk në Donjeck të hënën, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.
Kuleba tha për televizionin ukrainas se po zhvillohen negociata për dërgesat e më shumë sistemeve Patriot, por u shpreh i zhgënjyer pasi argumentoi se ky proces ishte shumë i ngadalshëm, teksa shteti i tij po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./rel
Jamie Vardy “Lojtar i Muajit” në Serie A
U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaru...
‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në...
Sulmi i Realit nuk po funksion pa Mbappen – ‘Los...
Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen t...