Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të mos hapë zyrën që po planifikon të hapë në Rusinë jugore, duke thënë se kjo do të legjitimonte “korridoret humanitare” të Moskës dhe rrëmbimet e supozuara dhe dëbimet e detyruara të ukrainasve.
Më herët, mediat ruse raportuan se kreu i Kryqit të Kuq i kishte kërkuar Rusisë që të lehtësonte hapjen e një zyre të Kryqit të Kuq në Rostov-on-Don, ku janë ngritur kampe të përkohshme strehimi nga Rusia për njerëzit e transportuar nga Ukraina.
Iryna Vereshchuk, zyrtarja e lartë humanitare e Ukrainës, e cila thotë se Rusia ka krijuar korridoret e rreme të sigurta, thotë se Kryqi i Kuq po “përdoret” nga rusët.
Kryqi i Kuq ka thënë për Reuters se nuk ka informacion “të dorës së parë” në lidhje me raportet e evakuimeve të detyruara në Rusi nga Ukraina./abcnews.al/
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre