Ukraina është në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj pasi infrastruktura e saj energjetike rimëkëmbet pas muajve të tërë të sulmeve të përsëritura ruse.
Pas disa muajve kur Rusia ia sulmoi infrastrukturën energjetike, Ukraina tashmë është në gjendje që të eksportojë energji elektrike, për herë të parë pas gjashtë muajve.
Si pasojë e sulmeve, shumë qytete mbeten pa rrymë, ndërsa Ukraina u detyra të ndalonte eksportet.
Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko ,nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, megjithëse klientët vendas kanë përparësi.
Ai tha se sistemi kishte prodhuar kapacitet shtesë për gati dy muaj dhe se ukrainasit nuk po përballeshin me kufizime.
“Dimri më i vështirë ka kaluar. Hapi tjetër është fillimi i eksportit të energjisë elektrike, i cili do të na lejojë të tërheqim burime financiare shtesë për rindërtimin e nevojshëm të infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar”, tha Halushchenko, shkruan BBC.
Ai vlerësoi gjithashtu “punën titanike” të inxhinierëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të rivendosur sistemin energjetik në nivelin e duhur.
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...