Mbreti saudit, që po udhëton rreth Azisë në një vizitë shtetërore me 400 ton bagazh dhe me dy limuzina, ka rezervuar pesë hotele luksose në Bali për shoqëruesit e tij.
Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud do të arrijë në ishullin e Indonezisë të shtunën, me një delegacion prej 1,500 vetash, transmeton portali arbresh.info.
Së paku 2,500 policë dhe personel ushtarak, si dhe gjashtë anije të marinës, kanë qenë në dispozicion të sigurisë së tij.
Mbreti Salman filloi turnen nga Malajzia dhe pas Indonezisë pritet të vizitojë Japoninë, Kinën dhe Maldivet. Vizita ka për qëllim lidhjen e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe vendeve aziatike./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...