Numri i emigranteve të parregullt që janë larguar nga Turqia për në Evropë të hënën ka arritur në 117,677, tha Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, në Twitter, transmeton arbresh.info
Migrantët largohen nga Turqia përmes provincës veriperëndimore Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.
Kjo erdhi pas një sulmi të forcave të regjimit sirian mbi trupat turke në zonën e de-eskalimit të Idlibit, i cili martirizoi 34 ushtarë javën e kaluar.
Turqia tashmë strehon rreth 3.7 milionë migrantë vetëm nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Ankaraja është ankuar në mënyrë të përsëritur se Evropa nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj në bazë të marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi të vitit 2016 për të ndihmuar migrantët dhe për të frenuar valët e mëtejshme të migrantëve./arbresh.info/AA
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...