Këshilli Ushtarak i Sudanit ka njoftuar se do të formojë një qeveri të përkohshme teknokrate, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të formojmë qeveri të përkohshme me teknokratë sa më shpejtë të jetë e mundur, përderisa të mbahen zgjedhjet”, tha gjenerali Mohamed Hamdan Daglo, zv/kryetari i Këshillit të Përkohshëm Ushtarak (TMC) gjatë një tubimi në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.
Ai u bëri apel partive politike në vend që të “mbajnë përgjegjësinë dhe të injorojnë interesat personale në të mirë të kushteve aktuale në shtet”.
Ai tha se TMC ka deleguar këshillat e fiseve në Sudan që të formojnë një qeveri teknokrate.
Sudani ka mbetur i përfshirë nga trazirat që nga 11 prilli, kur ushtria largoi presidentin Omar al-Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, pas protestave disamujore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.
TMC tani është duke mbikëqyrur një “periudhë të përkohshme dyvjeçare”, gjatë së cilës kanë premtuar se do të mbajnë zgjedhje të lira presidenciale.
Megjithatë, protestuesit vazhdojnë të kërkojnë që MTC sa më shpejtë të jetë e mundur t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie të zgjedhur civile.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...