Mbyllet protesta e mbështetësve të presidentit Donald Trump në godinën e Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Shefi i Policisë së Uashingtonit ka njoftuar se është vendosur gjendja e shtetrrethimit dhe zgjat deri në 06:00 të mëngjesit.
Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë. Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve. Mediat e huaja raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës./ arbresh.info/
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...