Një grua që po punonte si ciceron autobusi në Japoni është testuar pozitivisht për koronavirus për herë të dytë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Ajo është personi i parë i njohur në vend që rezulton pozitiv dy herë në kohën kur janë rritur shqetësimet për përhapjen e Covid-19, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen në një kohë kur numri i rasteve në Japoni është rritur në më shumë se 190 që nga e enjtja rreth 170 sa ishte një ditë më parë.
Më shumë se 190 rastet janë të ndara nga 704 të raportuara nga shpërthimi në anijen lundruese Diamond Princess që ishte vënë në karantinë jashtë Tokios në fillim të këtij muaji.
Gruaja, një banore e Osaka në të 40-tat, u testua pozitive të Mërkurën, pasi zhvilloi dhimbje të fytit dhe gjoksit, tha qeveria rajonale e Osaka në një deklaratë.
Ajo së pari testoi pozitive në fund të janarit dhe u la nga spitali pasi u shërua në 1 shkurt, shtoi ajo.
Megjithëse një rast i parë i njohur për Japoninë, testet e dyta pozitive janë raportuar në Kinë, ku sëmundja ka origjinën në fund të vitit të kaluar./arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...